Van Horn mori zyrtarisht detyrën si E Ngarkuar me Punë në vendin tonë, në muajin Gusht duke zëvendësuar David Wisner.

VanHorn në video-mesazhin e saj, risjell në vëmendje edhe disa nga arritjet dhe ngjarjet kryesore të 2024-ës që shenjuan edhe bashkëpunimin mes SHBA-ve dhe vendit tonë.

VanHorn thotë se SHBA-të dhe Shqipëria do të vazhdojnë të forcojnë partneritetin edhe në vitin e ardhshëm.


E Ngarkuara me Punë, VanHorn e mbyll mesazhin me një urim të përbashkët nga stafi dhe personeli që punojnë në Ambasadën e SHBA-ve në Tiranë. “Mirëpres të vazhdojmë të punojmë së bashku vitin që vjen. Nga të gjithë ne, në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gëzuar Vitin e Ri”.

Klan News