Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Patriku Ekumenik Vartholomeu I mbledh në një pritje gjithë spektrin politik shqiptar. Tërëshenjtëria e tij ka ftuar sot në një festë koktej gjithë krerët e shtetit të politikës shqiptare, ambasadorë të huaj dhe përfaqesuesit e feve. Ftesës së Patriku Ekumenik i janë përgjigjur Presidenti Republikës Rexhep Mejdani. Nuk kanë munguar Kryeministri Ilir Meta, Kryetari i PS Fatos Nano, Kryetari Parlamentit Skënder Gjinushi, ish-Kryeministri Pandeli Majko, Kryetari i PD Sali Berisha dhe politikanë të tjerë.
Ftesa e klerikut të lartë Ortodoks duket se ka shërbyer për një takim të gjithë politikanëve shqiptarë, konfliktet e të cilëve kanë vazhduar deri më sot. Sot janë takuar me njëri-tjetrin politikanë të cilët në shumicën e kohës vetëm sulmojnë njëri-tjetrin dhe për këtë ka shërbyer ftesa e Vartholomeut të Parë./tvklan.al
Gazetar – Eduart Frangaj