Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka përpiluar një ankesë në adresë të Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë duke kërkuar procedimin disiplinor dhe pezullimin nga detyra tё prokurorit Ols Dado, duke pretenduar se ka kryer shkelje gjatë shqyrtimit të çështjes penale ndaj tij.

“Kërkoj: Fillimin e procedurave për procedimin disiplinor ndaj prokurorit, zotit Ols Dado, lidhur me shkeljet e kryera në shqyrtimin e çështjes penale në ngarkim te personit tim, Erion Veliaj”, thuhet në shkresë.

Në kërkesën e tij, kryebashkiaku Veliaj flet edhe për atë që e cilëson si konflikti i interesit që Prokurori Dado ka në raport me çështjen e hetimit ndaj tij. Më tej, shprehet se ky prokuror ‘ka përdorur telefonin e paguar nga taksat e taksapaguesve pёr tё kёrkuar leje ndёrtimi pёr pёrfitimet e tij’.

Veliaj thekson më tej pasi ai në cilësinë e kryetarit të Bashkisë, refuzoi kërkesën e Prokurorit Dado pёr miratim tё kateve shtesё ndaj sipas tij, ai nuk duhet të ishte prokurori i çështjes.

Tv Klan