Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mori pjesë në Samitin e Kryebashkiakëve Europianë në Strasburg, ku u takua me anëtarë të Parlamentit Europian, duke marrë miratimin e tyre për mbështetjen e Shqipërisë në procesin e integrimit në BE.

Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë Tiranë: Fakti që sot kemi hapur negociatat, fakti që hapet i Kolegjit në Tiranë, fakti që shumë prej kapitujve kanë marrë një rrugë të mbarë të implementimit dhe fakti që qeveria Rama po insiston që ne të hyjmë sa më shpejt, mundësisht para vitit 2030. Me shokë si Dario, të cilët kanë qenë fillimisht kryetarë bashkie të qyteteve të rëndësishme, por tani janë avokatët tanë në gjithë vendimmarrjet e BE, është një lajm i mirë për Shqipërinë.

Kryebashkiaku Erion Veliaj gjate takimeve në Strasburg diskutoi për bashkëpunimet e ardhshme me kryebashkiakët e qyteteve të ndryshme europiane.

Klan News