Mbrëmje në ABC ka patur të ftuar Erion Veliajn, kryetarin e Bashkisë Tiranë. Kryebashkiaku ka deklaruar se nuk aspiron, në një të ardhme, postin e kryeministrit.

Veliaj gjithashtu ka bërë me dije se nuk ka më asnjë marrëdhënie me Monika Kryemadhin dhe se zërat që qarkullonin për një krisje të marrëdhënies së tij me Kryeministrin Rama ishin një dëshirë e opozitës.

Mirela Milori: Keni deklaruar dikur se marrëdhënia juaj me Ramën është si mishi me thoin, ka qenë gjithmonë kështu sepse duket sikur marrëdhënia juaj ka patur ca re vende-vende?

Erion Veliaj:

Kam përshtypjen që kanë qënë forma dëshirore të fansave tanë të opozitës që shpresën e tyre të fundit e kishin tek këto cic-micet. Kjo dëshirë e tyre nuk është e vërtetë por komplet e kundërta. Marrëdhënia ime me Ramën është e shkëlqyer. Ne zgjohemi në mëngjes me mendjen se si ta bëjmë këtë qytet dhe Shqipërinë sa më mirë për shqiptarët dhe si mund të eci ky vend më përpara

.

Mirela Milori: Si e keni marrëdhënien me Monika Kryemadhin?

Erion Veliaj:

S’kam asnjë marrëdhënie me Monika Kryemadhin, kanë vite që nuk vijnë në këshillin Bashkiak, nuk kanë çuar asnjë punë deri në fund, nuk kanë firmosur ndihmat ekonomike, pagesat për aftësitë e kufizuara, është zgjedhja e tyre kështu që nuk kam ndonjë komunikim.

Mirela Milori: Tre mandatet që aspironi duken si rruga më e mirë për t’u bërë Kryeministër. E shihni në një të ardhme veten si Kryeministër, e keni ambicie politike?

Erion Veliaj:

Jo, nuk kam asnjë ambicie të tillë, jam i bekuar që jam kryebashkiaku i Tiranës. Ndryshimi i Tiranës i jep Shqipërisë një model se si mund të bëhen gjërat më mirë. Shqipëria ka një superkryeministër.

/

abcnews.al