Nga 17 kryeqytetet e BE-së që kanë emëruar deri më tani zgjedhjet e tyre të komisionerëve, vetëm pesë shtete Gjermania, Kroacia, Finlanda, Spanja dhe Suedia kanë paraqitur një kandidate grua.
Në mandatin e mëparshëm të Von der Leyen në detyrë pranë saj gratë përbënin gjysmën e kolegjit të komisionerëve.
Mbetet vërtet një sfidë në ditët në vijim për presidenten e Komisionit Evropian Von der Leyen që të sigurojë barazi gjinore gjatë mandatit të saj të dytë në detyrë.
Kolegji i komisionereve është kabineti qeverisës që drejton punën e ekzekutiv të BE-së i formuar nga një Komisioner që përfaqëson secilin nga 27 shtetet anëtare të bllokut.
Qeveritë e BE-së kanë afat deri më 30 gusht për t’i dorëzuar emrat e të emëruarve të tyre për komisionere tek Von der Leyen, e cila do të fillojë intervistimin e tyre këtë javë. Më pas, ajo pritet të ndajë portofolet sipas fushave të politikave të Komisionit Evropian para dëgjesave në komisionet përkatëse të Parlamentit Evropian deri në muajin tetor.
Klan News