Ismail Kadare, kolosi i letërsisë shqiptare, është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare. Të shumta janë reagimet në nder të tij të cilat me trishtim i japin atij lamtumirë. Ndër to edhe ajo e gazetarit Blendi Fevziu, që e konsideron Kadarenë si intelektualin më të rëndësishëm që Shqipëria ka nxjerrë në historinë e saj.
Ai propozoi në rrjetet sociale që Kadare të varroset pranë vëllezërve Frashëri, Faik Konicës dhe Mit’hat Frashërit në varrezën e nderit në kodrat e Liqenit të Tiranës.
“Ismail Kadare është intelektuali më i rëndësishëm që Shqipëria ka nxjerrë në historinë e saj. Shqiptari më i njohur në botë dhe padyshim, siç shkruan shtypi ndërkombëtar, një prej intelektualëve më të mëdhenj të shekullit të XX. Ai duhet varrosur në altarin e njerëzve të shquar, pranë Vëllezërve Frashëri, Faik Konicën dhe Mit’hat Frashërit në varrezën e nderit në Kodrat e Liqenit të Tiranës”, shkroi ai.
Ismail Kadare u gjet i pajetë nga familjarët dhe u dërgua në QSUT. Shkrimtari kishte pësuar arrest kardiak respirator. (Lexo më shumë)/tvklan.al