Paga do të nise nga Nëntori deri në Tetor të vitit 2021
Qeveria ka marrë vendim për trajtimin e naftëtarëve të Ballshit me një pagë prej 400 mijë Lekësh, ashtu siç u ra dakord pak ditë më parë gjatë një takimi me Kryeministrin Rama.
Në vendimin e Qeverisë që u mor këtë të mërkurë detajohet mënyra e aplikimit prej secilit të punonjësve të rafinerisë, ndërsa saktësohet se paga do të nise nga Nëntori i këtij viti dhe do të zgjasë deri në Tetor të vitit 2021.
Marrëveshja mes kryeministrit Rama dhe naftëtarëve të Ballshit erdhi pas një sërë protestash ku punonjësit e rafinerisë kërkonin pagat e prapambetura dhe rinisjen e punës.
Tv Klan