Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u shpreh këtë të enjte në emisionin “Opinion” në Tv Klan se kur ai të vijë në pushtet do anulojë vendimin e qeverisë për hapjen e kazinove.
Basha u shpreh se Partia Demokratike ka bërë disa reagime kundër këtij vendimi dhe hodhi akuza kundër Ramës se po bashkëpunon me krimin e organizuar.
“Partia Demokratike për tre ditë me radhë ka denoncuar premtimet e pa mbajtura nga Edi Rama, ka denoncuar lidhjen e qeverisë me krimin e organizuar dhe kjo është një provë e qartë se krimi do pastrojë paratë. Ky vendim i marrë nga qeveria do të shfuqizohet kur të vijmë në pushtet”, u shpreh Basha.
Kjo deklaratë e Bashës vjen pak ditë pasi qeveria ka vendosur që të rihapë kazinotë në disa zonë në qendër të Tiranës./tvklan.al