Oerd Bylykbashi, pjesë e Komisionit Parlamentar
Oerd Bylykbashi do të jetë përfaqësuesi i posaçëm i opozitës në komisionin parlamentar që do të merret me shqyrtimin dhe përzgjedhjen e kandidaturave për organet drejtuese të KQZ-së.
Vendimin ia ka përcjellë kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.
“Kemi autorizuar si përfaqësues me cilësinë e të dërguarit të posaçëm pranë Komisionit Parlamentar, që do të marrë pjesë në procedurën e shqyrtimit dhe përzgjedhjes së kandidaturave për organet drejtuese të KQZ-së, z. Oerd Bylykbashi”, thuhet në letër.
Bylykbashi ka qenë më parë edhe anëtar i Këshillit Politik të ngritur për reformën zgjedhore. /tvklan.al