“Zgjatja e mandatit, në përputhje me kriteret europiane”
Komisioni i Venecias ka miratuar opinionin final lidhur me propozimin e socialistëve për të zgjatur mandatin e organeve të Vettingut.
Ashtu si edhe në draftin paraprak, edhe në dokumentin final, komisioni vlerëson se zgjatja e mandatit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegjit të Posaçëm të Apelimit deri në 31 Dhjetor 2024 plotëson kriteret ligjore dhe ato europiane.
Sipas ekspertëve të “Venecias” kjo do të garantonte barazi për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët dhe do të mundësonte finalizimin e procesit të Vettingut.
Tv Klan