Duke vlerësuar punën organeve të vettingut dhe rezultatet e reformës në drejtësi në tërësi, kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, tha se falë saj pandeshkueshmeria është tronditur.

Në konferencën e përfundimit të mandatit të organeve te vetingut, organizuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Komisioneri Publik, Dumani shtoi se pas 31 Dhjetorit përparësi e punës së tij do jetë edhe vazhdimi i procesit të mbetur të vettingut.

Altin Dumani: Përmes këtij procesi u ngritën muret e drejtësisë së re dhe sot janë institucionet përfshirë edhe Prokurorinë e Posaçme që luajnë një rol. Pandëshkueshmëria po tronditet sot!

Nga Janari deri në përfundim, për të gjitha çështjet e mbetura në shkallën e dytë të vettingut, kreu i SPAK do të luajë rolin e komisionerit publik dhe do të kalojë në sitë vendimmarrjet e shkallës së parë.

Procesi i vettingut u përshdënet në këtë konferencë edhe nga e ngarkuara me punë e SHBA në vendin tonë, Nancy VanHorn dhe Ambasadori i BE -së në Tiranë, Silvio Gonzato të cilët kërkuan që të ruhet integriteti i gjyqësorit.

Në 7 vite punë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit kaloi në sitë 805 prokurorë e gjyqtarë, më shumë se gjysma u larguan ose me shkarkim ose me dorëheqje.

Tv Klan