Opinioni i Komisionit të Venecias për mandatin e deputetes socialiste, Olta Xhaçka ndezi debate të ashpra në seancë plenare. Sali Berisha paralajmëroi përshkallëzim të aksionit opozitar në Kuvend në rast të shkeljes së kushtetutës.

Sali Berisha: Ne kërkojmë të respektoni kushtetutën, përndryshe mosbindja civile do vijë edhe në salle, a rrihet në Parlament me një hajdute që ka marrë tokën publike si ministre?

Çdo sjellje e kundërt me kushtetutën për opozitën është minim i shtetit të së drejtës.

Gazment Bardhi: Dorëzojani drejtësisë Olta Xhaçkën, të vendosë GjK nëse është apo jo në kushtet e papajtueshmërisë.

Socialistët i qëndruan bindjes se “Venecia” u dha të drejtë atyre.

Ulsi Manja: Nuk ju ndihmon retorika për sapun, as djath. Na dha të drejtë ne jo ju.

Niko Peleshi: Ju doni t’i shpallni vetë hajdutët, banditët edhe t’i ekzekutoni, na ktheni në kohën e persekutimeve publike.

Vec “Venecia-s”, tonet në sallë u ngritën edhe nga rrëzimi i interpelancës së kërkuar nga opozita me Kryeministrin Rama për çështjen “Bechetti”.

Gazment Bardhi: Ndërprite seancën, detyroje të japë llogari.

Elisa Spiropali: S’ka interpelancë pa fakte, silli dhe e shohim.

Gazment Bardhi: Kam vendimin e gjykatës belge, shtetit shqiptar i janë konfiskuar 130 mln Euro të Albkontrolit dhe shteti belg po bën planin e shpërndarjes.

Elisa Spiopali: Nuk bazohen në dokumente të shtetit shqiptar. Rrëzohet interpelanca.

Akuza mes palëve u shkëmbyen edhe në interpelancën e thirrur me ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliu, për vrasjen e nxënësit 14-vjeçar të shkollës “Fan Noli”.

Ogerta Manastirliu: Do shumëzoheni me zero edhe nga qytetarët.

Ina Zhupa: Zonja hajdute a mund të na thuash…

Akuzat e demokratëve në adresë të mazhorancës çuan jo vetëm në ndërprerjen e fjalës së deputetëve të opozitës, por edhe të seancës plenare për disa minuta.

Tv Klan