Efektet e gjobave të larta krahasohen me burgun
Komisioni i Venecias rrëzoi Paketën Antishpifje përmes një arsyetimi që nxjerr në pah problematikën e draftit për mediat. Efektet e gjobave krahasohen me burgun, në argumentimin e ekspertëve të Venecia.
Komisioni i Venecias kërkon rishikimin e paketës Antishpifje të qeverisë shqiptare. Në draft-opinionin e bërë publik nga komisioni thuhet se ligji prek lirinë e fjalës.
“Problemet e identifikuara nga autoritetet mund të jenë serioze, por mjetet ligjore të përfshira në projekt-amendametet më tepër mund të shkaktojnë dëme se t’i sjellin të mira lirisë së shprehjes në Shqipëri”.
Komisioni i Venecias nuk është dakord në draft-opinion ka të bëjë me zgjerimin e kompetencave të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA), pasi shpesh vihet në dyshim pavarësia e organeve të saj.
Drafti i jep AMA-s dhe Komitetit të Ankesave një mjet ligjor efikas por njëherësh edhe të rrezikshëm për të rregulluar sektorin shqiptar të internetit, thuhet në opinion. Komisioni shpreh shqetësim edhe për gjobat e larta në rast të shkeljes së ligjit nga faqet online.
“Jashtëzakonisht problematike për lirinë e mediave në kontekstin e Shqipërisë është natyra e tepër ndëshkuese dhe poshtëruese e gjobave. Gjobat jashtëzakonisht të larta paraqesin një kërcënim me efekt pothuajse aq të ftohtë sa burgimi. Megjithëse më shumë tinëzare, kjo mund të shihet një mënyrë indirekte për të ushtruar presion në media”.
Paketa anti-shpfije iu dërgua për opinion Komisionit të Venecias nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës dhe OSBE, ndërsa mazhoranca bëri “një hap pas”, duke mos e votuar në Kuvend pa marrë parasysh këtë opinion.
Tv Klan