Shqipëria është shprehur e gatshme për shtimin e trupave ushtarake në kuadër të KFOR-it në Kosovë nëse është e nevojshme.
Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vëngu, gjatë vizitës në Kosovë është takuar me kryeministrin Albin Kurti dhe Ministrin e Mbrojtjes Ejup Maqedonci. Ai tha se KFOR-i është një instrument i rëndësishëm për sigurinë kolektive.
“Kemi shtuar trupat në kuadër të Aleancës. Është një komandim i përbashkët dhe ka një rishikim periodik që bëhet situatës së sigurisë. Nëse është nevoja, edhe Shqipëria do t’i bashkëngjitet nëse është nevoja. Jemi në gatishmëri, nuk ka asnjë rezervë. Nuk është një vendimmarrje që i përket vetëm Shqipërisë, është një vendimmarrje kolektive”, tha Vëngu.
Tha se Shqipëria e ndjen si privilegj ta ndihmojë Kosovën që të kthehet në aktor që kontribuon në siguri kolektive. E Kosova me ndihmën e Shqipërisë synon anëtarësimin në NATO.
Kryeministri Albin Kurti i është kundërpërgjigjur presidentit francez i cili ka thënë se partnerët evropianë janë të shqetësuar “për lëvizjet e njëanshme të Kosovës”.
Ashpërsimi i raporteve të Kosovës me faktorin ndërkombëtar ka ardhur pas paralajmërimit të qeverisë për hapjen e urës mbi lumin Ibër.
Tv Klan