Në disa rajone shënoi -15 gradë , shkollat dhe vaksinimet janë pezulluar
Acari dhe dëbora ka përfshirë një pjesë të madhe të veriut të Italisë. Problematike është situata edhe në Emilia Romangia, Piemonte si dhe në pjesën qëndrore të vendit.
Ngricat kanë shkaktuar disa aksidente në Piemonte. Temperaturat kanë zbritur disa grandë nën zero, të cilat janë shoqëruar edhe me erëra të forta.
Në disa rajone të Italisë, termometri ka shënuar minus 15 gradë. Dëbora ka përfshirë edhe Torinon dhe autoritetet i kanë bërë thirrje njerëzve që të mos dalin nga shtëpitë e tyre për shkak edhe të rrezikut të ortekëve.
Një pjesë e madhe e transportit hekurudhor dhe atij publik janë pezulluar deri në përmirësimin e situatës.
Në provincën e Foggia dhe disa komuna kanë vendosur të mbyllin autostradat. Borëpastrueset janë vendosur në të gjithë vendin për të hedhur kripë.
Gjithashtu, disa shkolla, kopshte dhe çerdhe në veri të vendit do të qëndrojnë disa ditë të mbyllura e po ashtu edhe mësimi në distancë do të pezullohet.
Për shkak të motit të keq, vaksinimet për moshat mbi 80-të në Sant’Angelo dei Lombardi dhe Ariano Irpino si dhe shumë komuna të tjera janë anuluar.
Klan News