Në një ceremoni të veçantë është prezantuar këtë të hënë në Romë, nisja e edicionit të ri të garës çiklistike “Giro d’Italia”, e cila këtë vit do të nisë nga Shqipëria.
Edi Rama:Vitin e kaluar kemi patur rreth 1.4 milionë turistë nga italia. Madje edhe Giorgia Melonin. Edhe pse ajo mund të llogaritet më shumë se 1 person. Shpresojmë të tërheqim më shumë turistë italianë pasi Shqipëria është si Italia e gjyshërve tuaj. Pjesërisht është e virgjër. Italianët dhe shqiptarët ngjajnë shumë. Madje mua me duken aq të ngjashëm sa do të thoja se italianët janë si shqiptarë, por të veshur me Versace.
Ndërsa Urbano Cairo, pronbari i “RCS Sport” që zotëron të drejtat e Giro D’Italia, vlerësoi këtë bashkëpunim si të frytshëm për Shqipërinë, por edhe për vetë garën sportive.
Urbano Cairo: Është një vendim win – win për të dy palët. Shqipëria është rritur shumë ekonomikisht. Vetëm vitin e fundit është rritur me 4%. Shqipëria ka turizmin si një industri kryesore për zhvillim. Vendi tërheq shumë turistë. Kësaj do t’i shërbejë edhe Giro D’Italia.
Giro ditalia është një nga 3 garat më të rëndësishme të çiklizmit në botë bashkë me Vuelta të Spanjës dhe Tour De Francë. Në Shqipëri do të garohet për 3 etapat e para që do të prekin Tiranën, Durrësin dhe Vlorën nga 9 deri më 11 Maj, ndërsa gjatë 1 jave do të jenë të pranishëm rreth 3 mijë persona sportistë dhe staf mbështetës.
Edicioni 2025 i Giro D’Italia pritet të transmetohet live në 200 vende të botës me një shikueshmëri prej rreth 700 milionë personash.
Tv Klan