Edicioni i 82-të i Golden Globes tërhoqi ditën e djeshme e të gjitha mediave ndërkombëtare. Ceremonia madhështore bëri bashkë në tapetin e kuq yjet më në zë të Hollywood-it. Me veshjet e tyre klasike e të veçanta ata dominuan në çdo revistë, gazetë e media sociale. Shumë prej tyre bënë dhe vlerësimet për veshjet më të mira dhe më pak të preferuara.

Elda Naze e ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan këtë të hënë komentoi veshjet e të famshmëve në tapetin e kuq të Golden Globes 2025. E preferuara e saj ishte pa dyshim Demi Moore, teksa më pas bëri një përshkrim të ngjyrave, fustaneve dhe stolive që kishin zgjedhur yjet e Hollywood-it.

Elda Naze: Unë isha për Salma Hayek sepse ajo kishte një kontrast shumë të bukur mes fustanit dhe bizhuterive. Ajo ka pasur një bordo me shkëlqim të kombinuar me bizhuteri jeshile. Por, kontrasti i fustanit me bizhuteritë ishte një mrekulli. Padiskutim të gjithë ishin veshur shumë bukur. Në aktivitete të tilla zgjidhen xixat, teminat pranohen, e zeza është shumë e mirë. Nuk pashë shumë në pastel. Në fakt nuk ka qenë viti i pastelit për sa i përket veshjeve të darkës, përveç Ariana Grandes. Megjithatë dhe Ariana Grande kishte xixë aty brenda. Veshjet ishin mrekulli të gjitha. Por nuk ka pasur kërcitje. Mbaj mend një rast ku Lady Gaga bëri një kombinim shumë ekstravagant në Golden Globes. Por ishin “safe” veshjet, pati kombinime mes ngjyrë rozë dhe dorezave të zeza. Pashë disa kombinime të tilla.

Rudina Magjistari: Cili ishte trendi që u përcaktua sipas teje? U vendos ndonjë trend?

Elda Naze: U luajt me ngjyrat më shumë, ishin tek gold-i, tek silver si gjithmonë. Ishin tek ngjyrat e mbrëmjes, të errëta. Të thashë që pasteli nuk e mban shumë një event si Golden Globes sepse është në event më madhështor sesa pasteli. Pasteli mund të rrijë mirë në Kanë. E preferuara ime ishte përsëri Demi Moore sepse ajo kaq e pastër në look, me ato flokët e gjatë./tvklan.al