Ministri i Shëndetësisë kritika për Kurtin
Kjo ishte festa e mbrëmshme në kohë pandemie e simpatizantëve të Lëvizjes Vetëvendosje pas fitores në Podujevë. Atyre u drejtua me një fjalim kreu i partisë Albin Kurti. Për ministrin e Shëndetësisë Armend Zemaj festa e mbrëmshme e LVV-së ishte sfiduese për policinë dhe inspektoratin sanitar.
“Nuk është vetëm fitorja, është edhe shëndeti në pyetje. Ato pamje kanë qenë sfiduese për policinë dhe inspektoratin, ishin të pamoralshme dhe joetike”.
Kjo ishte rrezik për shëndetin publik. Zemaj ka paralajmëruar përfundimin e gjysmëvjetorit të parë në institucionet arsimore më shpejtë se që është menduar.
“Do të shohim për mbarëvajtjen e aktiviteteve shkollore, të shkurtohet gjysmëvjetori i parë dhe të lehtësojmë këtë pjesën me gripin sezonal dhe me covid”.
Janë rreth 14 mijë raste aktive me COVID-19 ndërsa gati ka arritur në 40 mijë numri i të prekurve m COVID-19 që nga fillimi I pandemisë në Kosovë.
Tv Klan