Ka shkaktuar reagime të forta në Kosovë dhe në Bruksel një video e shpërndarë nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Lejen, e cila me urimin e saj për heqjen nga zona Shengen të Bullgarisë dhe Rumanisë, hiqte nga harta kufijtë e Kosovës, duke e bërë bashkë me Serbinë.

Videoja e postuar më 1 janar në rrjetin social është fshirë menjëherë nga BE-ja.

Zyrtarët e BE në Bruksel kanë deklaruar se kjo ishte arsyeja pse materiali u hoq nga faqet zyrtare të presidentes në rrjetet sociale.

Tv Klan