Edi Rama ishte në Bruksel për të marrë pjesë në takimin që presidentja e rikonfirmuar e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, organizoi në mesditë me të 6 liderët e Ballkanit Perëndimor.
Arsyeja e thirrjes se këtij takimi, ku i pranishëm ishte dhe Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhely, kishte të bënte me diskutimet mbi agjendën e reformave që 5 vendet, përjashto Bosnjën kanë dorëzuar për të marrë mbështetje nga plani i rritjes prej 6 miliardë euro.
“Sot prita liderët e gjashtë partnerëve nga Ballkani Perëndimor. Të gjashtë vendet i përkasin Evropës. Kjo është ajo për të cilën po punojmë. Paralelisht, ne po afrojmë ekonomitë dhe tregjet e tyre me planin tonë të rritjes prej gjashtë miliardë eurosh për rajon”, shkruajti von der Leyen pas takimin në rrjetin X.
Mësohet se brenda javëve te ardhshme von der Leyen do të vizitojë disa kryeqytete te rajonit, përfshirë dhe Tiranën.
Tv Klan