Ato me siguri nuk janë takuar nga afër. Por Era Istrefi dhe Rihanna mund të konsiderohen motra binjake. Në fund të fundit ishte pikërisht stili i yllit të muzikës “black” që i hapi rrugët e karrierës Erës, atëherë kur “Bon Bon” i ra në vesh të huajve.
Por fatkeqësisht Era nuk po i ndahet dot imazhit të Rihannës, ajo është hap pas hapi në gjurmët e saj dhe klipi më i ri i 24-vjeçares nga Prishtina i vuri vulën.
Për videon e këngës “Prisoner”, Era Istrefi udhëtoi drejt Xhamajkës, pikërisht atje ku 7 vite më parë idhulli i Erës, Rihanna xhiroi një prej klipeve të saj më kontroverse “Man dawn”. Madje kënga me motive rege e Erës është shumë e ngjashme me atë të Rihannës.
Riri thotë në këngë se gënjeshtrat e të dashurit e detyruan atë ta vrasë, po kështu edhe “Prisener”, (e burgosur) tingëllon si një kërcënim se nëse dikush përpiqet ta lëndojë, Era nuk e ka për gjë të prangoset.
Por megjithatë Era Istrefi nuk e ka mohuar ndonjëherë adhurimin që ka për këngëtaren nga Barbados.
/tvklan.al