Ato janë supermodelet e shekullit të ri. Bella, Gigi Hadid dhe Kendall Jenner konsiderohen si treshja e shenjtë e sfilatave dhe revistave më prestigjioze në botë. Mbretëreshat e Instagramit duket se kanë përmbysur redin duke i zënë vendin supermodeleve të dikurshme.

Bella, Gigi dhe Kendall janë në qendër të vëmendjes jo vetëm për jetën private, ata janë kthyer në shembullin e vajzave në të gjithë botën edhe për shkak të ndërhyrjeve kirurgjikale.

Në një intervistë për “Jo vetëm modë” Greiss Petroviç e agjensisë së modës “Grace Modeles” tha se ndërhyrjet janë një praktikë e zakonshme drejt karrierës në fashion, por theksoi se ajo është kundër tyre.

“Në momentin që e merr në menaxhim një modele do merresh me çdo gjë që ka të bëjë me të. Për përzgjedhjen e modeleve nuk bazohem në rrjetet sociale, por i takoj pasi më ka ndodhur shpesh të zhgënjehem. Unë jam kundër ndërhyrjeve kirurgjikale dhe absolutisht nuk i kërkojmë këto”, tha Petroviç.

Shprehja që vajzat nuk dallojnë nga njëra-tjetra duket se është bërë e përditshme pasi të gjitha duket se po ndjekin të njëjtin model. Modelet në të vërtetë nuk janë aspak ashtu siç duken në Instagram apo revista, diçka e tillë po krijon konfuzion edhe në agjensitë e modelingut.

Edhe pse mund të dukesh shumë bukur nga afër, apo mund të kesh fituar konkurse bukurie, Instagrami ka kërkesa të tjera. Morena Taraku është një nga vajzat më të ndjekura në rrjetet sociale që disa vite më parë ka fituar çmimin Miss Kosova, por ka kryer ndërhyrje në fytyrë ku nuk mund të mos vihen re buzët e saj të fryra.

Rashel Kolaneci është një nga personazhet e shumëpërfolura për ndërhyrje, por ajo vetë thotë se tiparet e fryra i ka të trashëguara nga gjyshja. Megjithatë nga fotot më të hershme vihet re se buzët e saj sa vijnë dhe duken më të trasha.

Dorina Gegiçi po ashtu është mjaft e diskutuar për ndërhyrje, pasi fillimet e saj si modele tregojnë transformim sa modelja gati-gati nuk njihet.

/tvklan.al