Një gjimnazist në Fier duket se nuk i ka shpëtuar syrit të komshijeve me lëvizjet e fundit që ka bërë.

Sipas gazetarit të “Aldo Morning Show” adoleshenti ka shfrytëzuar faktin që prindërit e tij nuk ishin në shtëpi dhe ka marrë me vete të dashurën.

“Sapo është kthyer nëna e tij nga puna komshijet i kanë treguar të gjitha duke nxjerrë “zbuluar” të riun. Por kur djali ka marrë vesh se kush nga komshijet e ka spiunuar ka shkuar tek dera e saj dhe e ka kërcënuar me zë të lartë duke i goditur derën e shtëpisë në mënyrë që ta dëgjonin edhe komshinjtë e tjerë për të mos “bërë të njëjtin gabim”,

tha gazetari.

/tvklan.al