Ilda Bejleri është ndër moderatoret shqiptare më të komentuara. Por krahas suksesit në Shqipëri, duket se moderatorja po provon veten edhe në aktrim. Së fundmi ajo ka marrë pjesë në një prodhim të kinemasë italiane përkrah aktorëve të njohur.

Në një intervistë për “Jo vetëm modë” Bejleri rrëfeu se eksperienca si aktore për të ka qenë mjaft e mirë dhe se së shpejti filmi do të vijë me premierë edhe në Shqipëri.

“Edhe pse roli im në film është episodik për mua ka qenë kënaqësi të luaj përkrah tyre. Mbaj mend që për herë të parë në Romë kam ardhur para 9 apo 10 vitesh dhe kisha një ëndërr të vetme. Tani është realizuar, kështuqë le ta themi. Unë doja të bëhesha një gazetare e suksesshme. Dhe kjo ëndërr jo vetëm që është realizuar, por i ka tejkaluar pritshmëritë e mia. Unë nuk është se besoj shumë, por kam ngelur e mahnitur nga përgjigja që kam marë dhe nga fuqia e gjithçkaje që ka ndodhur”, tha Bejleri.

E pyetur për jetën private Bejleri tha se e ka lënë pasdore pasi po shijon sukseseset që ka arritur deri tani të cilat sipas saj i kanë kaluar pritshmëritë.

“Tani më vjen të hidhem në ujë dhe të zhdukem si tek filmi “La dolce vita” që të mos flas më për jetën private. Duke qenë se unë një lidhje e vlerësoj shumë, nuk mendoj se në momentin që mund ta dashurosh vërtetë dikë, do ta mohosh atë. Unë jam person që i dedikohem shumë punës dhe ndoshta ajo monedha që kam hedhur ka patur dy anë, më ka realizuar ëndrrën dhe pjesa tjetër ka mbetur pasdore. Nuk më vjen keq për këtë sepse jetën e kam shijuar në maksimum. Por mendoj se ka kohë për të gjitha. Tani jam në fazën që duhet të shijoj në maksimum suksesin që kam arritur”,

përfundoi Bejleri.

/tvklan.al