Këngëtari Kastro Zizo ishte i ftuari i radhës në emisionin “Zonë e Lirë” për të promovuar klipin e tij të ri “Kënga e çajit”, bashkëpinim me Tsunami.
Gjatë emisionit, drejtuesi Arian Çani gjithashtu pyeti këngëtarin nëse i është futur biznesit dhe nëse ka fermë lopësh. Këngëtari tha se ende nuk i ka 35 lopë, por biznesi është në rrugë të mbarë.
Arian Çani: Nuk e kam imagjinuar se do merreshe me biznesin e qumështit. Kam marë vesh se ke rreth 30-35 lopë në Pezë dhe të duhen edhe disa frigoriferë që të mbash qumështin e freskët dhe pastaj do fillosh ta shesësh.
Kastro Zizo:
Ferma ende nuk është bërë, 35 lopët ende nuk janë. Blegtoria dhe bujqësia në këtë vend janë e ardhmja. Njerëzit duan të vijnë të gjithë në qytetet e mëdha, por çfarë do bëjnë?
Arian Çani: Po është thjeshtë projekt ide?
Kastro Zizo:
Le të themi që është në rrugën e mbarë, unë jam marrë dikur edhe me biznesin e deleve në malin e Tomorrit, kam patur rreth 200 kokë dele. Para disa vitesh jam marë me to.
/tvklan.al