Ky është momenti i panikut që kanë përjetuar disa punëtorë ndërtimi, pas shpërthimi të digave në një rezervuar në Laos.
Pamjet dramatike tregojnë sesi njerëzit vrapojnë për të shpëtuar nga vdekja, pasi uji me baltë vërshon furishëm. Ngjarja ka ndodhur në Thathom të krahinës Xaysomboun, në Afrikë.
Disa prej punëtorëve kanë tentuar të marrin mjetet e tyre të punës, si kamionë dhe traktorë, por ka qenë e pamundur, pasi intensiteti i ujit të digës ishte me shumë fuqi.
Fatmirësisht të gjithë punëtorët shpëtuan për mrekulli dhe asnjë prej tyre nuk u lëndua.
/tvklan.al