As brenda më nuk janë të sigurt, andaj po luajnë jashtë.
Fëmijët dhe banorët e tjerë të Bresalcit të Gjilanit janë prekur nga një valë e madhe e pleshtave që u lirua nga një fermë dhish, rreth 500 metra larg shtëpive të tyre.
“Fëmijëve dhe të mëdhenjve po u dalin puçrra nga infektimi.”
Nga ferma, ku Klani e pati të pamundur të shkojë për shkak të rrezikut nga pleshtat, sipas banorëve, insektet dolën kur blegtori e kishte hequr plehun.
“Ata janë bartë nëpërmjet pastrimit të stallës dhe kështu janë shpërndarë në shumë shtëpi dhe kanë sjellë shumë shqetësime për banorët e fshatit tonë. Çdo ditë po lajmërohen raste të reja.”
Ngjarja mbetet e njëjtë prej më shumë se një jave./Klan Kosova