Shpesh kërkojmë online receta të ndryshme të shëndetshme pijesh apo ushqimesh në mënyrë që ti konsumojmë për të hequr dhjamin në trupin tonë. Sot në rubrikën “Me duart e Kristit” në emisionin “Kush vjen për drekë” ju do të informoheni mbi një recetë të tillë. Bëhet fjalë pikërisht për ujin me xhinxher.

Ky ujë është jashtëzakonisht funksional, ai tret dhjamin në pjesën e belit, të pasmeve dhe kofshëve.

Avantazhet që uji me xhinxher i ofron shëndetit tuaj:

-rregullon kolesterolin, ai lufton nivelet e larta të kolesterolit dhe parandalon të gjitha sëmundjet që përfshijnë këtë

-hipertensioni, në këtë rast uji me xhinxher ndihmon në rregullimin e shenjave jetësore, në këtë mënyrë lufton mpiksjen e gjakut brenda në arterie

-antiinflamator i fuqishëm natyral, uji me xhixher përballon me sukses inflamacionin, sëmundje të ngjashme me reumatizmin apo artritin

-antiaksidant, kjo pije e pabesueshme lufton me radikalet e lira që zakonisht janë arsye për kancerin

-përmirëson qarkullimin e gjakut dhe thithjen e lëndës ushqyese

-ndalon ftohjen dhe çrregullimet e frymëmarrjes

/tvklan.al