“Nuk e besoj që do ketë dhe bir nëne dhe bir k… që do të më pengojë”.
Me këtë deklaratë, në media u aludua nëse Saimir Tahiri e kishte mesazh për Edi Ramën, për shkak se përdori të njëjtat fjalë që dikur ka thënë edhe vet Kryeministri kur ka qenë kryebashkiak i Tiranës. Madje janë hedhur hipoteza edhe se Saimir Tahiri mund të bëhet “kurban” për t’u votuar hapja e negociatave me Bashkimin Europian në muajin Qershor.
I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan, Tahiri mohoi që kjo deklaratë të ishte kërcënim apo mesazh i koduar për këdo. Por, shtoi se është në dijeni se cilët janë personat që duan “t’i bëjnë gropën” në politikë.
Situata në të cilën ndodhet sot ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, është parashikuar 6 vite më parë nga Arjan Çani, i cili publikoi një pjesë nga emisioni në vitin 2012. Çani parashikonte në atë kohë se Saimir Tahiri do të përfundonte si Qemal Stafa.
Saimir Tahiri:
Qemal Stafa nuk e hëngri nga italianët apo e dimë gabim?
Arjan Çani:
E hëngri nga Enver Hoxha, ti e di.
Saimir Tahiri:
Po mirë, ai nuk e paska ditur nga mund ta hante. Unë të paktën e di. Qemali i shkretë nuk e dinte që mund ta hante nga Enveri. Unë të paktën e marr me mend.
Arjan Çani:..
..që do ta hash nga Rama?
Saimir Tahiri:
Nuk e besoj dhe as është e mundur.
/
tvklan.al