Ushtria izraelite thotë se ka nisur një hetim pasi disa ushtarë u filmuan duke hedhur trupat e tre palestinezëve të vdekur nga një çati pas një aksioni në Bregun Perëndimor të pushtuar. Pamjet e këtij incidenti u filmuan në veri të Qabatiya-s dhe aty shfaqet edhe një buldozer që merr dhe lëviz trupat. Videoja ka shkaktuar zemërim.
Forca e Mbrojtjes Izraelit (IDF) tha të premten se ky ishte një incident i rëndë që nuk shkon me vlerat dhe ato çfarë pritet nga ushtarët e saj. Zyrtarët palestinezë thanë se të paktën shtatë persona u vranë pas sulmit nga forcat izraelite në këtë qytet.
Ligji ndërkombëtar urdhëron që ushtarët të sigurohen që trupat e pajetë, përfshi edhe të luftëtarëve kundërshtarë, të trajtohen me respekt. IDF tha se kreu një operacion kundër terrorizmit në Qabatiya, gjatë të cilit katër militantë u vranë në një shkëmbim zjarri ndërsa tre të tjerë pas një sulmi me dron në një makinë.
Sipas IDF-së, një prej të vrarëve është Shadi Zakarneh, që për ta identifikohet si përgjegjës për sulme në veri të zonës së Bregut Perëndimor. Ushtria izraelite tha se ai ishte kreu i organizatës terroriste në Qabatiya, por nuk e specifikoi se kujt grup i përkiste. Ministri i Jashtëm i Palestinës në Bregun Perëndimor e përshkroi incidentin si një krim që zbulon brutalitetin e ushtrisë izraelite.
Edhe zëdhënësi i sigurisë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Kirby, i përshkroi pamjet si “thellësisht shqetësuese”.
“Nëse vërtetohet se pamjet janë autentike, do të përshkruajë qartë sjellje të neveritshme dhe skandaloze nga ushtarët profesionistë,” u tha ai gazetarëve.
Që prej sulmit të Hamasit në Izrael më 7 Tetor ka pasur një rritje të dhunës edhe në Bregun Perëndimor. Më shumë se 690 palestinezë janë vrarë atje ndërsa forcat izraelite kanë shtuar kontrollet ditore dhe operacionet për arrestime.
Izraeli thotë se po përpiqet të parandalojë sulmet palestineze në Bregun Perëndimor dhe Izrael./tvklan.al
Videos circulating on social media show Israeli soldiers throwing the bodies of three Palestinians, killed in the northern West Bank town of Qabatiya, off a rooftop on Thursday morning.
— Middle East Eye (@MiddleEastEye) September 19, 2024
The footage shows three Israeli soldiers standing on the roof of a building, throwing the… pic.twitter.com/j2b8fMyDKt