Këto janë pamjet e tentativës së grabitjes së dështuar të banesës të një çifti të moshuarish në zonën e Prushit në Tiranë, ngjarje kjo e ndodhur në 9 dhjetor, për të cilën policia njofton se ka vënë në pranga 2 persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër.
Të 3 ata dyshohet të jenë pjesë e grupit prej të paktën 4 personash që dështuan të grabisnin banesën në periferi të kryqyeteti.
Siç mund të shihni nga pamjet e siguruara nga Tv Klan, autorët kanë qenë të maskuar dhe dy prej tyre të kamufluar si punonjës policie. Dy prej tyre mabnin në duar kallashnikov ndërsa dy të tjerë sende të forta.
Kanë qëndruar rreth 10 minuta në brendësi të banesës. Rezistenca e dy të moshuarve dhe mbërritja në kohë e policisë, bëri që plani i tyre të dështonte.
Në ikje autorët u përplasën me armë me punonjësit e policisë, të cilët mbërritën në vendngjarje sapo u njoftuan nga të afërm të të moshuarve. Megjithatë pavarësisht tentativës së uniformave blu, grabitësit mundën të largohen me këtë automjet tip Audi që shihni në foto, që rezultoi në pronësi të Kleotild Bardhit, tashmë i arrestuar.
Pas prangosjes së tyre dhe krahasimit të provave dhe pamjeve filmike të cilat policia dhe prokuroria e tiranës disponon, kanë dalë në përfundim së këta persona dyshohet të jenë autorë edhe të grabitjes së pikës së argjendarisë në Kamëz më 28 nëntor të 2023, si dhe një biznesi në rrugën Vorë-Tiranë.
Tv Klan