Një person i maskuar ka kërcënuar rojen dhe ka vjedhur disa dokumente

Zyrat e Këshillit të Qarkut në Vlorë bien pre e grabitësve. Një person i maskuar ka kërcënuar rojen dhe ka marrë dokumente në Zyrat e Pronave.

Sipas Drejtorit të Zyrës, Bardhi Gjika, institucioni është i pajisur me kamera.

Nuk dihet se çfarë dokumentesh janë vjedhur, ndërsa policia po heton për identifikimin e autorit.

Klan News