Marrëdhënia Daniela-Vilian ka pësuar një krisje që duket e vështirë të ngjitet më. Pasi u largua nga takimi, Daniela tha në studion e Love Story se i ka vënë pikat mbi “i” dhe nuk do të kthehet mbrapsht.

Megjithatë Viliani i bëri një kërkesë fronistet që të dalin dhe ta vazhdojnë njohjen jashtë programit. Por kjo u refuzua nga Daniela, e cila ka thënë se Viliani pasi e ka mbuluar me baltë një histori do ta pastrojë.

Viliani: Jam tepër i qartë. Kam një propozim pak a shumë për Danielën. Krejt problemi im me Danielën është te pjesa e kamerave që nuk është e njëjta Danielë, si para kamerës, si pas kamerës. Po të jetë për show vazhdojmë që sot, edhe bëjmë show, edhe dalim çift dhe nesër mos të flasim. Këtë shikoj, ndoshta nuk ke ardhur, ndoshta nuk jam çuni i duhur.

Daniela: I vë pikën fjalës sime, mos e vazhdo më. Nëse do të bësh show, vazhdo.

Viliani: Ti e di shumë mirë se po të ishte për të bërë show do ishim sjellë ndryshe. Ideja është që Daniela flet në momentin kur hyn te Klani dhe mua nuk më pëlqen kjo gjë. Mënyra më e bukur është si të ikim unë dhe Daniela dhe ta vazhdojmë njohjen jashtë kamerave.

Daniela: Alketa, Viliani këto kërkesat i bën pasi e ka mbuluar me baltë një histori. Do ta pastrojë. Tani nuk pastrohet më.

Viliani: Daniela, nuk je e njëjta, e di shumë mirë ku e kam muhabetin.

Daniela: I dhashë mirëkuptim, buzëqesha, iu afrova, jam sjellë siç sillem gjithmonë, Viliani vjen në takim dhe thotë nuk kisha dëshira të vija, pas dy orëve ka ardhur që e kam pritur përsëri gjë që nuk bëj për askënd. Pastaj vjen, bën dhe dhuratën që e kam në dorë sot. Pastaj bëmë shëtitjen që të sqaroheshim për një keqkuptim që është diçka idiote të mbash kaq inat dhe të bësh kaq gjëra pa lidhje. U mundua të më vinte në presion që unë po pres fronisten e radhës për të parë reagimin tim që unë t’i bindesha dhe t’i lëpihesha mbrapa që prit se jam këtu për ty, nuk e bëj dot këtë gjë se kam karakter. Tani vjen dhe thotë a dalim jashtë. Që pas takimit e deri sot, i kam shkruajtur, e kam marrë në telefon, ka qenë shumë i qetë, fjalëpak. Erdhi më shoqëroi në shtëpi pas takimit, qan, thotë fjalë të tjera ndryshe. Mua nuk më pëlqejnë këto gjëra, janë fasada.

Viliani: Hajde dalim.

Daniela: Për mua është i lirë të vazhdojë sonte ku të dojë. E kam bënë pikën dhe nuk e heq më./tvklan.al