Mes të arrestuarve për protestën e zhvilluar ditën e djeshme para Kryeministrisë për rritjen e çmimeve është edhe konkurrenti i Love Story, Viliani. Policia ka njoftuar se 23-vjeçari Vilian Pjetri është mes 16 personave që janë vënë në pranga.
Viliani, së bashku me të arrestuarit e tjerë akuzohen për disa vepra penale që nga “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, kryer në bashkëpunim.

Qindra qytetarë protestuan të mërkurën para Kryeministrisë kundër rritjes së çmimit të naftës dhe produkteve të shportës së konsumit.
Brenda një jave, çmimi i karburantit në vendin tonë ka pësuar dy rritje të ndjeshme, çka më pas është shoqëruar edhe me rritje të çmimeve të disa produkteve ushqimore./tvklan.al