Vinicius Jr beson se lufta e tij publike kundër racizmit i kushtoi atij trofeun e “Topit të Artë”. Për edicionin e 68 të trofeut të lakmuar nga futbollistët fitues u shpall mesfushori i Mançester Sitit dhe i Spanjës, Rodri.

Braziliani doli në vend të dytë e pas tij, ylli tjetër i Realit, Xhud Bellingam. Në ceremoninë e zhvilluar në Paris, “Los Blancos’ vendosën mos të merrnin pjesë.

Pas shpalljes së fituesit, 24-vjeçari reagon në rrjetet sociale e shkroi: ‘Do ta bëja edhe 10 herë nëse do të duhej! Ata nuk janë gati.’

Sipas Reuters, ky koment ishte një referencë për luftën e tij kundër racizmit në vitet e fundit. Një nga anëtarët e stafit të menaxhimit të lojtarit tha se bota ende nuk është gati për një njeri që lufton sistemin.

Vinicius ka qenë në qendër të diskutimeve mbi racizmin në futboll, duke qenë objektiv i abuzimeve të paktën në 16 raste në vitet e fundit. Muajin e kaluar, ai sugjeroi që Spanja të mos presë Kupën e Botës në vitin 2030 nëse nuk ndërmerren veprime konkrete për ta zhdukur fenomenin. Por sipas presidentit të La Liga-s, Javier Tebas, fjalët e brazilianin janë thjesht ‘jo koherente’.

Klan News