Sulmuesi i Real Madridit, Vinícius Júnior, deklaroi se është i fokusuar që “të vazhdojë të zhvillohet dhe të ndihmojë klubin më të madh në botë” pavarësisht interesimit nga Arabia Saudite.

Ylli brazlilian realizoi dy herë në fitoren 5-1 të Madridit në Ligën e Kampionëve ndaj Salzburg në Bernabéu, ndërsa ka shkuar 7 gola në 6 ndeshje në Ligën e Kampionevë në këtë sezon.

Klubet saudite kanë shfaqur vazhdimisht interes për të transferuar në Ligën Profesioniste Vinicius Jr, e janë të gatshme që të bëjnë shpenime të çmendura për ta pasur. Por braziliani i ka idetë e qarta për të ardhmen.

“Hapi im i ardhshëm është që të jem i fokusuar të përmirësoj paraqitjen time, të vazhdoj që të rritem e të ndihmoj klubin më të madh në botë. Kam ëndërruar të arrij këtu dhe të luaj me lojtarë të mëdhenj. Kjo është ëndrra ime! Të mendoj për shumë suskese e të jem në gjendje që t’i fitoj ato!”, tha Vinicius.

Më herët është raportuar se ylli i Real Madridit, Vinicius Jr, është i paqartë për të ardhmen e tij. 24-vjeçari doli i dyti në renditjen e ‘Topit të Artë’ për vitin 2024, ndërsa u përzgjodh si Futbollsiti më i mirë FIFA.

Në Arabinë Saudie ëndërrojnë që ta shikojnë atë të luajë në Ligën profesiosntie Saudite dhe janë gati që të bëjnë çmendurira për ta realizuar. Omar Mugharbel, CEO i Ligës Profesionsite Saudite konfirmoi për spanjollen MARCA se transferimi i Vinicius është një realitet i prekshëm për të cilin është punuar prej disa kohësh.

Por fakt është se përfaqësuesit e tij kanë zhvilluar bisedime me Arabinë Saudite në të kaluarën e afërt, e kjo të lë të kuptohet se një oferte të mirë ai nuk do t’i thoshte jo.

Por te Reali ndihen të qetë për futbollistin. Ai ka kontratë edhe për dy vite të tjera, ndërsa klauzola e shitjes shkon në 1 miliard dollarë. Për më tepër që e shikon veten vetëm në “Bernabeu”.

Klan News