HMPV është një virus i ri i cili ka alarmuar Kinën, por jo vetëm. Për shkak të videove që kanë qarkulluar gjerësisht në rrjetet sociale, ka ngjallur panik dhe në vende të tjera të globit marrë shkak nga pandemia e 5 viteve më parë, Covid-19.
E ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan, mjekja Ina Arizaj tha për gjithë opinion publik se HMPV nuk është një pandemi dhe se nuk ka vend për panik. Më tej ajo shpjegoi hollësisht simptomat, personat që prek dhe mënyrën se si të mbrohemi nga ky virus që prek rrugët e frymëmarrjes dhe që ngjason me gripin e zakonshëm.
Ina Arizaj: Ka marrë bujë të madhe siç ekziston akoma edhe sot stigma e sëmundjeve efektive. Vatra e pandemisë për opinionin publik, për ne mjekët dhe për të sëmurët ësthë akoma e nxehtë. Në fakt do doja të hapja një parantezë duke thënë një fjali që dua ta nënvizoj. Nuk ka rrezik! Nuk duhet të bëjmë panik sa i përket HMPV-së. Nuk është një Covid. Nuk besoj se do të kemi të bëjmë dhe do të ndeshemi me një pandemi.
Rudina Magjistari: Nuk ka rrezik sepse nuk përhapet?
Ina Arizaj: Nuk ka rrezik për disa arsye. Nuk ka rrezik sepse HMPV nuk ka të njëjtën virulencë si “Sars Cov-2” që shkaktoi Covid-19.
Rudina Magjistari: Por nëse ne infektohemi?
Ina Arizaj: Nëse ne infektohemi nuk ka asgjë, është njësoj si një grip i zakonshëm. HMPV i përket klasës së paramikso virus, i ndan këto karakteristika me RSV i cili është një tjetër virus analog, ka një tropizëm, një afinitet për qelizat epiteliale të rrugëve të frymëmarrjes të larta, duke shkaktuar simptoma si temperaturë të lartë, dhe nëse zbret më poshtë në bronke dhe marrje fryme. HMPV godet kryesisht moshat nën 14 vjeç, megjithatë ka pasur raste të të infektuarve të moshuarve dhe të pacientëve me sëmundje ekzistuese siç mund të jetë diabeti, ata me sëmundje kardiovaskulare apo dhe pacientët onkologjikë./tvklan.al