Vitamina D rekomandohet të përdoret pasi shërben për mbrojtje ndaj koronavirusit Covid-19. Por, një panel ekspertësh thotë se nuk ka prova të mjaftueshme që vitamina D mbron nga covid.
Ky panel ekspertësh, i përbërë nga anëtarë të Institutit të Shëndetit Publik në Angli, tha se duhen më shumë kërkime në këtë aspekt.
Nga vëzhgimet që kanë kryer, ekspertët janë shprehur se nuk ka prova të mjaftueshme që vitamina D mund të parandalojë ose të trajtojë këtë sëmundje, sikurse rekomandohet nga mjekët.
Marrja e vitaminës D është veçanërisht e rëndësishme gjatë sezonit të Dimrit, sidomos në këtë periudhë, për shkak se njerëzit qëndrojnë më së shumti në shtëpi për shkak të pandemisë dhe nuk marrin mjaftueshëm rreze dielli. Por vitamina D mund të merret edhe nga ushqime të caktuara, të tilla si vaj peshku, drithëra etj.
Ekspertët shprehen se ka një shans që vitamina D mund të zvogëlojë rrezikun ose ashpërsinë e Covid-19, por theksuan se duhen bërë prova klinike shtesë për ta vërtetuar këtë fakt pas nuk ka prova të mjaftueshme. /tvklan.al