Një sondash i kryer së fundmi nga Instituti Agenda ka dalë në rezultatin se viti 2024 është viti më i sigurt për jetën e qytetarëve gjatë dekadës së fundit. Gjatë 6 mujorit të parë të vitit, nga 10.594 persona që vdiqën, 18 prej tyre humbën jetën nga krimet, ndërsa 74 prej aksidenteve rrugore. Sipas të dhënave krahasuese, ka një ulje me 12.9% të indikatorit të vdekshmërisë nga krimet dhe aksidentet rrugore në 2024.
Sipas sondazhit ulja e indikatorit të vdekshmërisë nga krimet dhe aksidentet rrugore është vijim i trendit të fortë ulës përgjatë dekadës së fundit. Pothuajse 75% e të anketuarve vlerësojnë pozitivisht reagimin e policisë së shtetit në rastet e dhunës ndaj personit, apo kanë mendim që kriminaliteti është i ulët apo shumë i ulët në zonat ku banojnë.
70% e të pyeturve anojnë në mendimin se Policia e Shtetit do të përballojë me sukses fluksin e rritur të turizmit këtë sezon, apo reagimin ndaj vjedhjeve, grabitjeve, dhe krimeve të tjera në zonat ku banojnë.
Nga sondazhi i kryer nga eksperti Eduard Zaloshnja, 83% e të anketuarve ndihen të sigurt kur ecin vetëm në lagje apo fshat, pasi është errësuar. Një tjetër statistikë është dhe për policimin në komunitet. 77.4% e të anketuarve e ndjejnë praninë e policisë në zonat ku banojnë.
Të dhëna të arritura ka edhe për policinë rrugore, që sipas treçerekut të të anketuarve anojnë nga mendimi se puna e tyre ka ndikuar në parandalimin e shkeljeve të kodit rrugor.
Klan News