Sonila Meço: Mirëmbrëma të nderuar teleshikues, siç ju kemi premtuar dhe ora shënon 19:30 minuta dhe ne do të jemi së bashku në një maratonë të gjatë transmetimi, për të ndjekur nga afër ngjarjen më të rëndësishme të këtij viti, zgjedhjet në SHBA.”

Dhe pikërisht në orën 19 e 30, Klani nisi maratonën për zgjedhjet në Amerikë. Në panelin e parë të drejtuar nga Sonila Meço ishin të ftuar dy njohës shumë të mirë të realitetit amerikan si dhe të atij shqiptar dhe ballkanik, analisti amerikan Patric Mur, si dhe shqiptaro-amerikani Eduard Zaloshnja, i cili 16 vjet tët jetës së tij i ka kaluar në Virxhinia i specializuar për sondazhe. Si Mur ashtu edhe Zaloshnja në këtë panel të parë sqaruan me detaje publikun shqiptar për mënyrën e votimit në Amerikë. Cilat ishin shtetet kyçe për fitoren e njërit apo tjetrit kandidat. Kronikat e ndryshme shpjeguese gjithashtu ndihmuan në një perceptim të drejtë të publikut shqiptar për zgjedhjet e amerikane për të mbërritur në një pikë kulmore.

Pas 3 ditë raportimesh direkte nga Uashingtoni, gazetari Blendi Fevziu e zhvendosi “Opinionin” për dy orë live në zemrën e Amerikës, në një studio të ngrohtë me ngjyra shqiptaro-amerikane. Në studion e Opinionit live nga Uashingtoni ishin të ftuar zëvendës ambasadori i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kreshnik Çollaku, drejtori ekzekutiv i Nekut, Avni Mustafa, Berat Buzhala kryeredaktor i “Ekspresit” në Kosovë, Ergys Islamaj, i cili aktualisht po punon për doktoraturë në ekonomi në universitetin George Town, Arben Hoti, avokat në Uashington dhe Flori Bregasi avokat në Nju Jork.

Të gjithë këta të ftuar analizuan zgjedhjet në Amerikë në një këndvështrim tjetër nga ai i studios në Tiranë dhe lidhjet live nuk vazhduan vetëm nëpërmjet Uashingtonin dhe Tiranës. Studio e Opinionit në Uashington u lidh edhe me studion e televizionit kombëtar Klan në Prishtinë ku gazetari Baton Haxhiu shpalosi mendimet kosovare për zgjedhjet amerikane. Uashingtoni, Tirana dhe Prishtina u bënë trekëndëshi i Klanit në Prime Time nën dirigjimin e gazetarit Blendi Fevziu. Gjithçka live me një përsosmëri teknike, maratona e zgjedhjeve amerikane nuk përfundoi me opinionin.

Nga hotel Rogner në një tjetër lidhje direkte, gazetarja Menada Zaimi solli një tjetër atmosferë shqiptaro-amerikane ku mbi 100 persona hodhëm votën në një viti të improvizuar dhe kur për pak zëvendës ambasadori amerikan në Tiranë deklaroi votën e tij. Por studioja qendrore e  lajmeve në televizionin Klan vijonte që të priste të ftuarit e radhës, ata ishin zoti Remzi Lani dhe Ben Blushi.

Gjithsesi ka një moment ku për zgjedhjet amerikane më mirë se CNN nuk mund të flasë askush dhe për më shumë se 3 orë nën përkthimin simulant dhe të rrjedhshëm të gazetares Urita Dokle ndoqëm rezultatet paraprake të zgjedhjeve për të ardhur në momentin final. Rreth orës 6 të mëngjesit kur Barack Obama përshëndet amerikanët si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Maratona e televizionit Klan për zgjedhjet amerikane nuk mbaroi, studio e lajmeve nën drejtimi e Reis Çiços me një shkrirje perfekte studion e Aldo Morning Show, solli jo vetëm informacionet e fundit, por edhe perceptimet e qytetarëve shqiptar për zgjedhjet. Më tej Fjoralba Mishxhi me ish ministrin e Financave Anastas Angjeli trajtoi temën më delikate të fushatës dhe sfidën kryesorë të Obamës, të ardhmen e ekonomisë amerikane./tvklan.al

Gazetar: Drini Zeqo