Trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdaric, beson te një rezultat pozitiv ndaj Egnatias, në sfidën e vlefshme për javën e katërt në Superligë.
Skuadrat do të rikthehen në fushë këtë të mërkurë, pas pauzës së kombëtareve dhe spikat menjëherë sfida mes Vllaznisë dhe Egnatias.
Tekniku i shkodranëve, Brdaric, tha se ka mungesa, por nuk duhet të jenë justifikim për nesër.
“Kemi disa mungesa të rëndësishme ndaj Egnatias, por nuk është momenti për tu ankuar. Ata që do të luajnë, do të japin më të mirën. Me ndihmën e tifozëve, besoj se do të bëjmë një paraqitje speciale ndaj Egantias.”, deklaroi ai.
Ndeshja Vllaznia-Egnatia, është planifikuar të luhet të mërkurën e 11 shtatorit, në orën 19:00, në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. /tvklan.al