Vllazninë e pret një sprovë e vështirë në transfertë kundër Elbasanit në takimin e Javës së 17 të Kategorisë Superiore. Kuqeblutë janë mposhtur në dy takimt e fundit të kampionatit dhe kanë nevojë për një fitore për të lënë pas momentin e vështirë.

Por me Elbasanin nuk ka për të qenë e thjeshtë dhe trajneri Tomas Brdariç këtë e di. Por tekniku i ekipit shkodran shprehet në konferencën për shtyp se synimi janë tri pikët.

“E dimë situatën tonë! Përgjatë sezonit i kemi mbijetuar disa uljeve dhe ngritjeve! Ne kemi si objektiv që të rikthehemi te fitorja! Nuk duhet të flasim shumë, por duhet të kemi përformancë të mirë në fushë kundër Elbasanit. Jo vetëm kur fitojmë ndeshje është diçka e mirë. Edhe kur humbet, jo çdo gjë është e keqe! Duhet më shumë agresivitet dhe më shumë energji, të luftojmë sidomos taktikisht. E dimë se Elbasani ka një trajner të ri, kemi luajtur kundër tij këtë sezon. Elbasani ka disa lojtarë që mungojnë, si edhe ne. Duhet të punojmë që momenti të jetë në anën tonë!”

Elbasani vjen pas fitores me Bylisin, ndërsa në stol do të debutojë tekniku Ivan Gvozdenoviç. Të dielën do të luhen edhe dy takime të javës së 17-të.

Egantia pret Skëndebeun në shtëpi. Rrogozhinasit nuk e njohin humbjen në kampionat prej 5 takimesh radhazi, ndërsa korçarët nuk fitojnë prej 7 ndeshjesh.

Laçi pret Dinamon në shtëpi, që vjen pas dy fitoreve radhazi.  Të hënën, Bylisi i vendit të fundit pret Partizanin kryesues. Ballshiotët vijnë pas humbjes me Elbasanin, kurse të kuqtë kanë barazuar në dy sfidat e fundit në kampionat.

Në “Air Albania”, Tirana do të ndeshet me Teutën. Bardheblutë që kanë barazuar në tri sfidat e fundit në Superiore, ndeshen me “Djemtë e detit”, që kanë 1 pikë më shumë se sa ata në renditje.  

Klan News