Produktet lokale të zonës së Vlorës u ekspozuan në një panair në këtë qytet. Jo vetëm prodhime tradicionale, por edhe punime të ndryshme artizanale. Pjesë e aktivitetit u bënë edhe qytetarë të komunitetit arbëresh në Itali

“Ka vite që është bërë për 100-vjetorin, por që gjithmonë ngelet për gjithë kohën. Punime të tjera, tematika të ndryshme, figura patriotësh shqiptarë.”

“Punime druri kryesisht, tradicionale që i punojmë vetë.”

“Sot kemi dalë të prezantojmë vajin tonë është nga pemët shekullore të Kaninës dhe është vetëm ulli kaniniot dhe asnjë lloj ulliri tjetër.”

Panairi u organizua në kuadër të aktiviteteve për 112 vjetorin e Pavarësisë.

Ermal Dredha, kryetar i bashkisë Vlorë: E gjitha kjo bëhet në kuadër të festave të 28-29 Nëntorit për të treguar që ne jemi gjithmonë afër dhe promovojmë vlera jo vetëm lokale, por edhe kombëtare.

Për ditën e flamurit bashkia e Vlorës organizon një sërë aktivitetesh që do të kulmojnë me festimet më 28 Nëntor.

Klan News