Pak më shumë se 1 muaj nga përmbytjet që prekën Vlorën, autoritetet lokale kanë përfunduar bilancin e dëmeve. Verifikimi është mbyllur dhe do të nisë kompensimi i familjeve të prekura

Ermal Dredha, kryetari bashkisë Vlorë: Janë gati 65 familje që janë prekur direkt. Do të trajtohen aq sa mundemi nga buxheti i Emergjencave Civile, por kemi çuar një kërkesë edhe për një buxhet shtesë me qëllim që të gjithë të trajtohen financiarisht apo qoftë me materiale që ju hyjnë në punë brenda familjeve të tyre.

Ndërkohë bashkia vijon me pastrimin e kanaleve të ujërave të larta si masë parandaluese që nëj situatë tjetër e përmbytjeve mos të përsëritet në prag të stinës së reshjeve

Ermal Dredha, kryetari bashkisë Vlorë: Hapi tjetër është ridimensionimi i kanaleve. Do të bëjmë një presion të madh drejt institucioneve qëndrore që të marrim edhe një financim për të ridimensionuar apo për të parë një mënyrë tjetër se si do të menaxhohen këto ujra sepse jetojmë në një kohë tjetër ku shirat do të jenë shumë prezent në këtë lloj sasie prandaj ne duhet të jemi gati për t’i parandaluar.

Si pasojë e reshjeve me intensitet Vlora u përmbyt në 4 Tetor dhe uji vërshoi në rrugë banesa e biznese duke shkaktuar dëme të shumta.

Klan News