Gati një muaj pas përmbytjeve, në Vlorë ka nisur pastrimi i rrugëve të qytetit. Aksioni u zhvillua herët në mëngjesin e kësaj të premteje.
Veç bashkisë së Vlorës u përfshinë edhe forca nga bashki të tjera si Durrësi, Fieri, Himara apo Selenica. Sipas kryetarit Ermal Dredha qëllimi ishte edhe sensibilizimi i qytetarëve
Ermal Dredha, kryetar i Bashkisë së Vlorës: Kjo më shumë për t’i dhënë shtysë më të madhe dhe për të ndërgjegjësuar komunitetin që është një punë që bëhet në mënyrë të përbashkët dhe jo në mënyrë të vetme. Ne në fakt që në momentin që është përmbytur Vlora megjithëse kemi reaguar në kohë, vëmë re se edhe pse qyteti po pastrohet prap ka një prezencë pluhuri dhe kjo dihet edhe për shkak të baltës që u krijua nga reshjet e 4 Tetorit.
Si pasojë e motit të keq në 4 Tetor qyteti i Vlorës u përmbyt. Uji vërshoi në rrugë banesa e biznese duke shkaktuar dëme të shumta.
Klan News