Tensionet vijojnë të shoqërojnë seancën e sotme plenare, pasi deputetët opozitarë të pranishëm kërkojnë futjen e kolegëve të tyre demokratë në Kuvend.

Në kohën kur deputeti socialist ka qenë duke mbajtur fjalën e tij kundër opozitës, deputetja e PD-së Albana Vokshi i ka larguar mikrofonin.

Më tej, kreyparlamentja Elisa Spiropali i ka kërkuar Vokshit që të largohet nga vendi i socialistit Koçi. Kjo është pasuar me disa replika mes deputeteve të Kuvendit.

Petro Koçi: Kjo nuk është mosbindje civile, kjo është përpjekje për luftë civile. Kjo nuk është luftë kundër korrupsionit, por për të mbrojtur 5 D e Sali Berishës. Kjo është një luftë për të mbrojtur korrupsionin, për të sulmuar drejtësinë dhe SPAK. Kjo është një luftë e duarve të pisëta të opozitës. Kjo është një luftë kundër integrimit evropian të Shqipërisë.

(Ndërhyn deputetja Albana Vokshi, i largon mikrofonin socialistit Koçi)

Elisa Spiropali: Zonja Vokshi mos ju afroni deputetit Koçi. Ju po dhunoni deputetin Koçi. Largohuni! Nuk keni të drejtë të dhunoni deputetët e Kuvendit! Largohuni prej aty! Vokshi largohuni nga aty, nuk keni të drejtë të dhunon deputetin e Kuvendit, largohuni!

Albana Vokshi – Elisa Spiropalit: A je grua apo s’je?

Elisa Spiropali – Albana Vokshit: Uluni në vend zonja Vokshi! Vetëm sjellje prej gruaje nuk po bëni ju sot dhe nuk keni bërë ndonjëherë në Kuvendin e Shqipërisë!


/tvklan.al