Voskopoja zgjidhet nga vizitorët edhe në këto ditë të fundit të Dhjetorit. Fshati turistik në juglindje të vendit preferohet për qetësinë dhe natyrën. Nuk zgjidhet vetëm nga vizitorë nga zonat përreth, por edhe nga të ardhur nga qytete të tjera të Shqipërisë.

“Unë tani po e shijoj, deri tani bukur.”

“Hera e parë që vij. Ta shohim. Sot ta shijojmë pastaj shohim.”

“Kishim një ditëlindje dhe vendosëm ta festonim këtu në Voskopojë. Vijmë në Gusht, rimë një muaj dhe pastaj kur na jepet mundësia, rasti.”

Shumë prej turistëve vijnë këtu në grupe. Ne gjetëm aty një grup personash që kishin ardhur nga Kosova dhe e zgjidhnin për herë të parë Voskopojën.

“Ne jemi nga Kosova, nga Prishtina. Kemi ardhur në grup. Rruga interesante.”

“Qenka vend piktoresk. S’po shoh që ka shkund cigaren ndonjë këtu.”

Fshati i Voskopojës preferohet më së shumti gjatë stinës së verës kryesisht për freskinë dhe qetësinë.

Klan News