Prokuroria e Posaçme i kërkoi gjykatës të shpallë fajtor Jemin Sherën dhe ta dënojë atë me 35 vite burg si organizatorin e vrasjes së Behar Sofisë në Shkurt të 2021-shit, krah Piramidës në qendër të Tiranës.
Prej dy vitesh, Shera ndodhet në arrati dhe u gjykua në mungesë, teksa hetimet e kryera nga SPAK treguan se ishte personi që kishte organizuar dhe koordinuar lëvizjet e 5 personave të tjerë që realizuan ekzekutimin.
Për 6 muaj ata e ndoqën dhe vëzhguan në lëvizjet e tij të përdisthme viktimën deri në realizimin e vrasjes. Disa javë pas ngjarjes, Policia arriti të identifikonte Ernejt Shytin si personi që qëlloi me pistoletë 66-vjeçarin dhe më pasi ai zgjodhi të bashkëpunojë me drejtësinë duke marrë statusin e të penduarit.
Shtyti tregoi se miku i tij Xhuljano Visha i kishte dhënë atë që ai e quan punën, duke i premtuar se do merrte 50 mijë Euro. Në Janar të 2024-ës, Gjykata e Posaçme gjeti fajtor Shytin dhe 4 të pandehurit e tjerë dhe i dënoi me 122 vite burg në total. Pavarësisht dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, motivi i ngjarjes mbetet i paqartë.
Tv Klan