Para ndeshjes Shqipëri-Ukrainë, do të mbahet një minutë heshtje, për ndarjen nga jeta të 14-vjeçarit, Martin Cani, i cili u godit me thikë nga një bashkëmoshatar.

Gazetari i Tv Klan, Erion Todhe, zbuloi se Federata Shqiptare e Futbollit, në bashkëpunim me UEFA, do i propozohet tifozëve një minutë heshtje para fillimit të ndeshjes.

“Ishte parashikuar një ceremoni për hapjen e ndeshjes, për një dokumentar të Lorik Canës, për arbëreshët. Megjithatë planet kanë ndryshuar. Në bashkëpunim me UEFA-n, FSHF do i propozojë publikut një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Martin Cani, i cili pjesë e moshave të Dinamos”, deklaroi Todhe.

Ndeshja Shqipëri-Ukrainë do të luhet këtë të martë, ndërsa transmetohet në ekranin e Tv Klan.

/tvklan.al